Si një kompani financiare shërbimesh, ANSIG ju ofron 65 mijë klientëve të saj, individë dhe korporata, produkte sigurimi të një game të gjerë, për të gjitha linjat e biznesit, të dizenjuara për t’i mbrojur ata nga cdo rrezik.

Me ndryshimet e shpejta të botës së sotme, t’i qëndrosh besnik parimeve të integritetit dhe përgjegjësisë, është më e rëndësishme se kurrë. Si një kompani që merr përsipër përgjegjësi për një numër të madh klientësh, të veprosh në mënyrë të qëndrueshme, është në qendër të misionit tonë.

Ne, që punojmë në biznesin e sigurimeve, jemi shumë të vetëdijshëm për faktin se shumë njerëz janë të dyshimtë për sigurimet. Ata besojnë se kompanitë e sigurimeve kanë si qëllim të mbledhin shuma të mëdha parash nga publiku, vetëm për të treguar fitimet në bilancet e tyre si dhe të kënaqin aksionerët e tyre. Por nuk ështe aspak kështu, sepse sigurimet, kryejnë një rol shumë të rëndësishëm social: ato përdorin fondet e mbledhura  nga secili, për të kompensuar publikun për humbjet e tyre. Sigurimet janë mjeti me të cilin njerëzit ndajnë rrezikun.

Ky është edhe qëllimi ynë, për të siguruar të gjithë klientët tanë, si dhe palët e treta, të cilët janë  prekur nga veprimet e klientëve tanë, të kompensohen në rast të një humbje. Ata duhet të shpërblehen me shumën e saktë, e cila do t’i lehtësojë ata nga humbja që kanë pësuar.

Nuk ka nevojë për askënd që të jetë i dyshimtë për shoqëritë e sigurimit, dhe vecanërisht, për shoqërine e sigurimeve ANSIG. Politikat tona janë shumë të lehta për t’u lexuar dhe stafi ynë do t’ju shpjegojë të gjitha kushtet dhe rregullat në çdo kohë. Shoqëria jonë do t’ju sigurojë në cdo moment, që të gjitha nevojat tuaja të sigurimit të jenë të mbuluara maksimalisht.

ANSIG është i angazhuar për të ruajtur formën më të pastër të sigurimit, ashtu siç ishte menduar dhe projektuar që me themelimin e shoqërise: mbledhjen e kontributeve tuaja të vogla për të përfituar ata që kanë nevojë!

Kjo shoqëri është në pronësi te z.Piro Angjeli, një biznesmen i sukseshëm në fusha të ndryshme të biznesit, dhe Drejtor i Përgjithshëm Z.Edlir Ruka i cili do të drejtojë kompaninë pas një eksperience të gjerë të menaxhimit në fushën e sigurimit në Shqipëri dhe në rajon. Në Janar të 2016, Z. RUKA do të bëhet aksioner me 10% të aksioneve të Shoqërisë.

Një fakt tjetër i rëndësishëm për tu përmendur është bashkpunimi dhe mbështetja që “ANSIG” sh.a ka me kompanitë më të fuqishme dhe serioze të risigurimit si:

SCOR, VIG RE, Partner RE, Hanover RE, Polish RE, etj., duke e përcaktuar atë si një shoqëri me program risigurimi të plotë dhe fleksibël.

Mbulim i te gjithe territorit

9 dege ne te gjithe Shqiperine

Full territory coverage

9 branch in Albania

Portofol Sigurimi

9 produkte sigurimi jo jete

Insurance Portfolio

9 non- life insurance products

Orari i Zyrave Qëndrore

e Hënë - e Premte 08:00 - 17:00

e Shtunë 09:00 - 14:00

Tel +355 42 263 490