Sigurimi i Shëndetit në Udhëtim

Sigurimi i shëndetit në udhëtim i ofrohet çdo qytetari Shqiptar, që udhëton jashtë territorit të Shqipërisë. Ky sigurim mbulon humbjet e ndodhura që mund të lindin nga aksidente të ndryshme, ndërhyrjet mjeksore nga sëmundje akute, si dhe shpenzimet e riatdhesimit në rast sëmundje, apo të humbjes së jetës,për gjatë gjithë periudhës së qëndrimit jashtë territorit të Shqipërisë. Primi i sigurimit ndryshon në varësi të ditëve të qëndrimit dhe zonës së mbulimit (destinacioni i udhëtimit).

Sigurimi nga Aksidentet Personale

Sigurimi nga AksidentetPersonale i ofrohet çdo personi që paraqet kërkesën për tu siguruar, pavarësisht moshës, veprimtarisë profesionale, etj. Ky sigurim garanton një mbulim 24 orësh dhe dëmshpërblen, në rast se i siguruari pëson dëmtime shëndetësore si:

  • Paaftësinë e përkohshme
  • Paaftësinë e përhershme
  • Humbjen e jetës

dëmtime të cilat mund të lindin nga ngjarje aksidentale, të papritura, te paparashikuara, të dhunshme, që veprojnë nga jashtë dhe që shkaktojnë dëmtime fizike që janë objektivisht të vërtetueshme. Primi i sigurimit është në varësi të limitit të përgjegjësisë dhe shpërblimit ditor.

Sigurimi i Nxënësve dhe Studentëve

Ky sigurimi ofrohet çdo nxënësi e studenti apo dhe çdo institucion arsimor, që paraqet kërkesën për tu siguruar. Mbulon 24-orë humbjet e ndodhura që mund të lindin nga aksidente të ndryshme dhe shpenzimet shëndetësore si:

  • Paaftësinë e përkohshme
  • Paaftësinë e përhershme
  • Humbjen e jetës

dëmtime të cilat mund të lindin nga ngjarje aksidentale, të papritura, te paparashikuara, të dhunshme, që veprojnë nga jashtë dhe që shkaktojnë dëmtime fizike që janë objektivisht të vërtetueshme.