Sigurimi i Garancisë së Ofertës

Sigurimi i Garancisë së Ofertës, ofrohet nga Siguruesi për subjektet pjesmarrëse në tender, që i janë/apo do ti përgjigjen kerkesës për ofertim të Autoritetit Kontraktor. Ky sigurim garanton dëmshpërblimin në rast të:

  • tërheqjes së ofertës së pjesmarrësit në tender përpara afatit të periudhës së sigurimit
  • heqjes dorë nga lidhja e kontratës, nëse shpallet fitues

Sigurimi i Garancisë së Kontratës

Sigurimi i Garancisë së Kontratës, ofrohet nga Siguruesi për subjektet që shpallen fitues në tender nga Autoriteti Kontraktor. Shoqëria e Sigurimit “Ansig” sh.a., me këtë kontratë garanton pagesën e Autoritetit Kontraktor për çdo detyrim, në emër dhe për llogari të palës kontraktuese në rast se, ky i fundit nuk përmbush të gjitha kushtet e kontratës brënda afatit të caktuar.