Sigurimi nga Zjarri dhe rreziqet shtesë

Sigurimi nga Zjarri i ofrohet çdo personi juridik dhe/apo fizik, që paraqet kërkesën për të siguruar pasurinë e paluatjshme, ndërtesat dhe/apo pjesë të tjera të njësisë, pasurinë e luajtshme. Ky sigurim mbulon humbjen, dëmtimin dhe/apo shkatërrimin e pasurisë së siguruar në mënyrë të papritur, të paparashikuar dhe/apo aksidentale si pasojë e:

  • zjarrit
  • rrufesë
  • eksplozionit
  • rënia e objekteve fluturuese nga lart; etj

Këtij sigurimi mund ti shtohen edhe mbulim nga rreziqe shtesë si:

  • tërmeti
  • breshëri
  • përmbytja
  • stuhia

Sigurimi nga Vjedhja

Sigurimi nga Vjedhja i ofrohet çdo personi juridik dhe/apo fizik, që paraqet kërkesën për të siguruar pajisje e sende shtëpiake; mallra; objekte të vlefshme; sende me vlerë; etj. Ky sigurim mbulon humbjen, dëmtimin dhe/apo shkatërrimin e objekteve të sigururara që rrjedhin nga vjedhja, si dhe/apo veprimet në tentativë.