Sigurimi i Mallit në Transport
Sigurimi i Mallit në Transport mbulon rreziqet ndaj të cilave malli i siguruar, mund të hasi gjatë transportit. Shoqëria e Sigurimeve “ANSIG” sh.a. mbulon humbjet, dëmet dhe/apo shpenzimet si rrejdhojë: e aksidenteve të vetë mjetit të transportit (përplasje, përmbytje, fundosje, etj.); zjarr, eksplozion; shkarkimi i mallit në një port tjetër në rast se ndodh një fatkeqësi; sakrifica e avarisë së përgjithshme; shpenzimet për të shpëtuar ngarkesën; dëmet e ardhura prej tërmetit, rrufesë, vullkanit; dëmet e ardhura prej ujit, detit apo lumit; si dhe të gjitha humbjet dhe/apo dëmet e paparashikuara, ngjarjet e rastësore e të papritura. Mallrat sigurohen përgjatë:
- transportit tokësor
- transportit detar
- transportit ajror
Sigurimi i Mjeteve Lundruese
Sigurimi i Mjeteve Lundruese (Hull) mbulon rreziqet ndaj të cilave mjeti i siguruar, mund të hasi gjatë lundrimit. Ky sigurim mbulon humbjet, dëmet dhe/apo shpenzimet si: dëmet e shkatuara palës së tretë gjatë operimit të mjetit lundrues; zjarri, eksplozioni; rreziqe të detit, liqenit, lumit (stuhia, ajsbergu, etj.); tërmeti, vullkani, rrufeja; pirateria; aksidente në operacione, stacionim, etj.
Sigurimi i Mjeteve Fluturuese
Sigurimi i Mjeteve Fluturuese mbulon rreziqet ndaj të cilave mjeti i siguruar, mund të hasi gjatë fluturimit.