Sigurimi i Parave në Kasafortë
Sigurimi i parave në kasafortë i ofrohet Bankave, Shoqërive të Këmbimit Valutor dhe/apo çdo institucioni tjetër financiar që ruajnë dhe/apo adminsitrojnë mjetemonetare. Ky sigurim mbulon humbjen dhe/ose dëmin e mjeteve monetare të siguruara ndaj vjedhjes, grabitjes përmes hyrjes dhe/apo daljes me dhunë dhe/apo forcërisht nga objekti i siguruar.
Sigurimi i Parave në Udhëtim
Sigurimi i parave në udhëtim i ofrohet Bankave, Shoqërive të Këmbimit Valutor dhe/apo çdo institucioni tjetër financiar, të cilët transportojnë mjetet monetare drejt destinacioneve të ndryshme. Ky sigurim mbulon humbjen dhe/ose dëmin e mjeteve monetare të siguruara gjatë udhëtimit; nën ruajtjen e punonjësve dhe/apo shoqërisë transportuese/siguruese.
Sigurimi i Përgjegjësisë së Bankierëve
Sigurimi i përgjegjësisë së bankierëve i ofrohet Bankave dhe/apo institucioneve të tjera financiare. Ky sigurim mbulon humbjen dhe/ose dëmin ndaj pandershmërisë së punonjësve; njësitë (degë, agjensi, etj.); paratë në udhëtim; falsifikimi i çeqeve dhe/apo parave; dëmtimi i zyrave dhe/apo pajisjeve/inventarit si rrjedhojë e vjedhjes.