Sigurimi i Përgjegjësive përfshin një grup kontratash sigurimi të përgjegjësive, të cilat mbulojnë përgjegjësinë ligjore të të siguruarit, ndaj dëmeve që u shkaktohen palëve të treta nga ngjarja e sigurimit e ndodhur gjatë periudhës së sigurimit. Ky grup sigurimesh përfshin dëmshpërblimin për dëmet pasurore dhe trupore të palës së dëmtuar që rezultojnë nga ngjarja e sigurimit.
Sigurimi i Përgjegjësisë Civile për tregtuesit e naftës dhe gazit
Ky sigurim mbulon përgjegjësinë ligjore të të siguruarit, ndaj dëmeve që u shkaktohen palëve të treta nga ngjarja e sigurimit, ndodhur gjatë periudhës së sigurimit në ambjentet e subjektit tregtues të naftës, gazit dhe nënprodukteve të tyre, që përfshin:
- Humbje ose dëmtime trupore (përfshirë vdekjen, sëmundjen ose plagosjen) të/ose ndaj personave
- Humbje ose dëmtime të pasurisë.
Sigurimi i Përgjegjësisë Profesionale
Ky sigurim mbulon përgjegjësinë ligjore të të siguruarit, ndaj humbjeve apo dëmeve që i shkaktohen palëve të treta, ndaj gabimeve, neglizhencës apo mangësive profesionale, gjatë ushtrimit të profesionit, siç janë: Avokati, Noteri, Arkitekti, Ekonomisti, Audituesi, Dentisti, Farmacisti, etj.).
Sigurimi i Përgjegjësisë Publike
Ky sigurim mbulon përgjegjësinë ligjore të të siguruarit, ndaj humbjes apo dëmit pasuror dhe/ose trupor që i shkaktohet palëve të treta, në ambjentet ose gjatë ushtrimit të veprimtarisë së tij, në mënyrë të paqëllimtë.
Sigurimi i Përgjegjësisë së Produktit
Ky sigurim mbulon përgjegjësinë ligjore të të siguruarit, ndaj humbjes apo dëmit pasuror dhe/ose trupor që i shkaktohet palëve të treta, nga konsumi apo përdorimi i produkteve që janë prodhuar, furnizuar ose tregtuar nga i siguruari.
Sigurimi i Përgjegjësisë së Pasagjerëve
Ky sigurim mbulon përgjegjësinë ligjore të të siguruarit, kur ai është përgjegjës për aksidentet që rezultojnë me paaftësi të përkohshme, të përhershme, ose humbjen e jetës të pasagjerëve gjatë përdorimit të mjetit të transportit publik.