Sigurimi i kontraktuesve nga të gjithë rreziqet në ndërtim (CAR)
CAR i ofrohet të gjithë ndërtuesve në projektet inxhinjerike si: ndërtesa banimi, zyra, spitale, fabrika, rrugë, hekurudha, ura, tunele, etj. Ky sigurim mbulon të gjitha rreziqet që mund të ndodhin gjatë proçesit operacional të ndërtimit; dëmet pasurore dhe/apo trupore aksidentale që mund ti shkaktohen palëve të treta; zjarri, rrufeja,etj.; tërmeti, përmbytja, etj.; dëmtimi i makinerive, paisjeve dhe materjaleve të ndërtimit; etj.
Sigurimi i kontraktuesve nga gjithë rreziqet në montim (EAR)
EAR mbulon punimet e montimit të pajisjeve dhe makinerive, që nga faza fillestare deri në fazën përfundimtare të vendosjes së tyre në punë, duke përfshirë dëmet pasurore dhe/apo trupore aksidentale që mund ti shkaktohen palëve të treta; zjarri, rrufeja,etj.; tërmeti, përmbytja; etj.
Sigurimi makinerive
Sigurimi makinerive ka si objekt sigurimi makineritë dhe/apo pajisjet që përdoren prej aktiviteteve të ndryshme të biznesit. Ky sigurim mbulon humbjet dhe/apo dëmet që pësojnë objektet e siguruara gjatë punës, pushimit dhe/apo proçesit të mirëmbajtjes.