Sigurimi nga Zjarri dhe rreziqet shtesë
Sigurimi nga Zjarri i ofrohet çdo personi juridik dhe/apo fizik, që paraqet kërkesën për të siguruar pasurinë e paluatjshme, ndërtesat dhe/apo pjesë të tjera të njësisë, pasurinë e luajtshme. Ky sigurim mbulon humbjen, dëmtimin dhe/apo shkatërrimin e pasurisë së siguruar në mënyrë të papritur, të paparashikuar dhe/apo aksidentale si pasojë e:
- zjarrit
- rrufesë
- eksplozionit
- rënia e objekteve fluturuese nga lart; etj
Këtij sigurimi mund ti shtohen edhe mbulim nga rreziqe shtesë si:
- tërmeti
- breshëri
- përmbytja
- stuhia
Sigurimi nga Vjedhja
Sigurimi nga Vjedhja i ofrohet çdo personi juridik dhe/apo fizik, që paraqet kërkesën për të siguruar pajisje e sende shtëpiake; mallra; objekte të vlefshme; sende me vlerë; etj. Ky sigurim mbulon humbjen, dëmtimin dhe/apo shkatërrimin e objekteve të sigururara që rrjedhin nga vjedhja, si dhe/apo veprimet në tentativë.